Postim në stilin karakteristik të animacionit japonez, pasqyron gjithashtu atë që kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e quajti një “miqësi” që filloi mes saj dhe koleges japoneze, Sanae Takaichi, e cila komentoi:
Një nder i madh që Giorgia festoi ditëlindjen e saj në Japoni. Së bashku me popullin japonez, dëshiroj të festoj ditëlindjen e Giorgias. Urimet më të mira!
Takaichi, e para grua kryeministre e Japonisë në histori, i dhuroi Melonit maskotën Expo Green 2027, (Tunku Tunku, një personazh në formë zemre që përfaqëson natyrën dhe rritjen) para takimit dypalësh në rezidencën zyrtare.
Dy kombe të largëta, por gjithnjë e më afër. Miqësi dhe harmoni, shkroi shefja e qeverisë italiane në mediat sociale pas drekës me homologen japoneze, duke postuar selfie-n e të dyjave, në versionin “animim”.