Aktualitet

Deputetët e Melonit në Kampin e Gjadrit: Modeli funksionon!

Një delegacion i partisë italiane “Fratelli d’Italia”, forcë politike e kryeministres Giorgia Meloni, vizitoi kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Përfaqësuesit italianë qëndruan mbi tre orë brenda kësaj strukture, duke monitoruar mënyrën e operimit të Qendrës së Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR).

Delegacioni përbëhej nga emra të rëndësishëm të politikës italiane dhe përfaqësues të lartë të Dhomës së Deputetëve e Senatit, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan, ndërsa në përfundim të vizitës, deputetja e Fratelli d’Italia, Sara Kelany, përgjegjëse për Departamentin e Emigracionit hodhi poshtë pretendimet e opozitës italiane dhe deklaroi se kampi funksionon normalisht e se deri më sot, janë 536 raste të përpunuara.

Kemi ardhur  për të dëshmuar se këto qendra funksionojnë në dimensionin e tyre si Qendra të Perëndimit për Riatdhesim. Aktualisht, janë pothuajse në regjim të plotë. Ka individë që kalojnë transit përmes tyre e deri më sot janë rreth 536 raste. Disa janë riatdhesuar, të tjerëve nuk u është konfirmuar ndalimi. Kemi ardhur këtu pikërisht për të dëshmuar funksionimin efektiv të këtij kampi në Shqipëri, u shpreh Kelany.

Në përfundim të vizitës, deputetët italianë do të përgatisin një raport për qeverinë Meloni ku do të paraqiten gjetjet për kampin e refugjateve, i cili shërben për strehimin e emigrantëve qe ju eshte refuzuar azili në Itali e ju kryhen procedurat për riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.