Aktualitet

Gjenden mes rrobave 4 shqiptarë, të fshehur në kamion për në BE

Në Portin e Durrësit, Policia Kufitare bllokoi tre persona që po tentonin të kalonin ilegalisht. Ata rezultojnë të parregullt në vendet e Bashkimit Europian. Të ndaluarit u gjetën të fshehur mes konfeksioneve e makinerive në trailerin me drejtues shtetasin Mariglen Mema, 24-vjeç, i cili u arrestua bashkë me një 29-vjeçar, i identifikuar si Altin Hajdini. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.