Bota

Gjermania dhe Franca dakortësi për Eurozonën

Ministrat e Financave të Gjermanisë e të Francës zotohen të përgatiten në kohë për Samitin e BE-së në Qershor. Në këtë takim pritet një plan udhërrëfyes për reformën e Eurozonës. Ministri gjerman, Olaf Scholz u shpreh optimist se do të jenë të suksesshëm. Njoftimi i përbashkët i ministrave konsiderohet arritje e madhe pas rezistencës gjermane ndaj ideve të mëhershme të Presidentit Francez, Emmanuel Macron për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar në vendet ku përdoret Euro.