Gjykata gjermane që ka në dorëzim çështjen e ish-liderit të Katalunës Carles Puigdemont, bëri me dije se do ta ekstradonte atë në Spanjë vetëm për akuzën e keqpërdorimit të fondeve publike, dhe jo atë të rebelimit, siç e akuzon shteti i tij. Gjykatat spanjolle dëshirojnë që Puigdemont të dalë në gjyq për rebelim, dhe kryengritje për organizimin e një referendumi të paligjshëm i cili çoi në një deklarim të njëanshëm të pavarësisë në tetor.