Aksident i rëndë në Gjirokastër, 2 të vdekur dhe 1 person i plagosur . Një automjet që vinte nga Kakavija përplasi 3 gra në fshatin Jorgucat, duke u shkaktuar plagë të shumta. Ndonëse ato u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal, dy nuk mundën të mbijetojnë. Edhe e aksidentuara e tretë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dyshohet se makina humbi kontrollin duke përplasur 3 gratë që lëviznin anës rrugës.