Tech

Gjithçka rreth aplikacioneve mbi trafikun ajror!

Me këto aplikacione ose faqet e tyre të internetit mund të hapni një hartë të vendndodhjes suaj dhe të shihni trafikun ajror, së bashku me detaje rreth avionëve individualë, si lartësia, shpejtësia dhe destinacioni i tij. Ju gjithashtu mund të shihni një kod që tregon linjën ajrore të aeroplanit ose një kod regjistrimi për aeroplanët privatë. Me FlightRadar24 dhe Plane Finder, ju gjithashtu mund ta drejtoni kamerën e telefonit drejt një aeroplani në qiell dhe aplikacionet do t’ju tregojnë për të. Bëhet e ditur se Flightradar24 në çdo ditë të caktuar, mund të gjurmojë më shumë se 200,000 aeroplanë nëpër qiell.

Ndjekja e këtyre mjeteve të transportit është bërë një hobi për disa njerëz. Këto aplikacione funksionojnë duke mbledhur të dhënat që shumica e aeroplanëve transmetojnë në stacionet tokësore, si dhe satelitët dhe burimet e tjera të të dhënave. Por nëse keni vështirësi në identifikimin e një aeroplani në aplikacion, mund t’ju duhet të zmadhoni hartën. Ekspertët thonë se aeroplanët janë shpesh më larg sesa duken në syrin e njeriut. Natyrisht, jo çdo aeroplan do të shfaqet në ato platforma, për shembull, disa dronë të vegjël nuk përmbajnë atë lloj teknologjie për të transmetuar vendndodhjet e tyre siç bëjnë ata komercialë. Disa aeroplanë ushtarakë dhe të profilit të lartë, si Air Force One, janë gjithashtu të bllokuar.