I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Drini Zeqo, i cili ka bërë një bisedë pa filtra mbi dashurinë, karrierën dhe jo vetëm…
Ke pasur ndonjë dashuri të pamundur?
Jo, varet se çfarë quan ti dashuri të pamundur. Të gjithë kemi dashuri të pamundura. Nuk ka njerëz që nuk kanë dashuri të pamundura. Janë vazhdimisht pjesë e jetës dhe edhe ato janë një lloj bekimi në vetvete. Janë të bukura sepse të pamundurat mund të kthehen në të mundura dhe të mundurat mund të kthehen në të pamundura. Besoj që po, kam pasur, mund të kem pasur.
Ke një person specifik në jetën tënde që e lidh me këngët e vuajtjeve të dashurisë?
Jo, nuk e kam, e kam mbyllur. Kam për persona të së tashmes.
Je i dashuruar aktualisht?
Nuk e di nëse është fjala e duhur, por kam një shkëndijë emocionesh të vrullshme brenda meje që po përpiqem t’i kanalizoj nëse është dashuri apo nëse është diçka tjetër.
Të bezdis pyetja se kur do martohesh?
Fjala bezdi nuk është pjesë e fjalorit tim, në raport me këtë gjë, por jo nuk më bezdis. Kam një komshie e cila është pak në moshë, dhe këtë po ta tregoj për të kuptuar pak filozofinë e pyetjes që më bëre. Para një viti më pyet se kur do martohem dhe pas ca kohësh i them që “mos u lodh se as unë nuk e kam idenë fare se kur do ndodhë kjo gjë, por po ndodhi është e mirëseardhur.” Kam shumë miq që thonë se nuk do martohen, kam shumë miq që janë ndarë, kam shumë miq që janë zhgënjyer nga martesa, kam shumë miq që bëjnë sikur janë të lumtur… Unë besoj tek martesa si institucion dhe e vlerësoj shumë, dua që të jetë e përqafuar nga sa më shumë njerëz dhe të jetë familja e shëndetshme mes burrit dhe gruas dhe fëmijëve që vijnë në jetë dhe që të trashëgohet dhe të vlerësohet gjithnjë e më shumë. Por në anën tjetër mendoj që shumë njerëz kanë të drejtën të bëjnë zgjedhjet e tyre, unë mund të jem njëri prej tyre, mund të jem një njeri që të mos shkoj drejt asaj martesës klasike tradiocionale, mund të qëndroj në një lidhje të hapur, në një bashkëjetesë, mund të qëndroj vetëm, mund të qëndroj në lidhje që fillojnë e nuk dihet se sa do të zgjasin…