I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Drini Zeqo, i cili ka bërë një bisedë pa filtra mbi dashurinë, karrierën dhe jo vetëm…
A të tremb vetmia?
Jo fare, madje do jetoja shumë mirë vetëm, aq rehat.
Edhe kur të jesh i plakur?
Po. Koncepti i vetmisë nuk është nëse ti jeton vetëm. Ti mund të jesh me një person dhe prapë je vetëm. Nuk më tremb fare vetmia, madje a e di se sa me qejf do jetoja vetëm! Do i fusja edhe një udhëtim nëpër botë, ik këtej e ik andej. Dua ta jetoj jetën shumë. Jam në një fazë që dua të jetoj me gjithë kapacitetin tim. Nuk kam asnjë pengesë për të mos e jetuar bukur jetën.
Të tremb vdekja?
Ajo po. Pikërisht për të kundërtën e kësaj që thashë më parë. Sepse dua ta jetoj jetën dhe dua ta kem të mbushur plot me ngjarje të bukura, për veten dhe për ata që kam afër. E vetmja gjë që nuk i uroj vetes apo askujt në bitë, është që të kenë probleme me shëndetin, apo të humbin veten dhe të largohen nga kjo jetë padrejtësisht. Vdekja është proces natyral, por të humbësh jetën në shkaqe të parakohëshme, patjetër që është diçka që nuk e përcjell dot.