Një ekip studiuesish në Kinë pretendon se ka krijuar një “gjuhë” artificiale që mund të zbulojë shpejt nivelet e erëzave në ushqimin e tyre dhe ata përdorën një truk të njohur për ta provuar. Pajisja e testimit të shijes ngjan me një katror të vogël e transparent të butë që konsumatori e vendos në gjuhë, gati për të testuar shijen e vakteve përpara se të fillojnë të hanë.
“Gjuha jonë artificiale fleksibile ka një potencial të jashtëzakonshëm në vlerësimin e ndjesisë pikante”, tha Weijun Deng, autori kryesor i studimit. Studiuesit testuan tetë lloje specash, si dhe tetë ushqime pikante, duke përfshirë salca pikante, në gjuhën artificiale dhe matën se sa pikante ishin ato. Materiali iu përgjigj niveleve të përqendrimit të erëzave. Gjithashtu ishte në gjendje të zbulonte përbërës të tjerë që gjenden zakonisht në përbërësit e salcave pikante, duke përfshirë xhenxhefilin, piperin e zi, hudhrën dhe qepën.
Mjekësia njeh mbi 200 lloje të ndryshme të kancerit, prej të cilëve disa kanë simptoma më të dukshme se të tjerët. Por ekziston edhe një sërë simptomash të tjera të lidhura me mënyrën se si konsumoni ushqimin, të cilat përbëjnë një shenjë paralajmëruese dhe nuk duhet të neglizhohen. Zbulimi i hershëm i tumoreve është vendimtar dhe shpesh shpëtimtar, ndaj është shumë e rëndësishme të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për shenjat e mundshme.
Megjithatë, edhe pse duhet të jenë sinjal alarmi, mbani mend se shumë simptoma mund të shfaqen edhe për arsye krejtësisht të palidhura ose të shfaqen për shkaqe të padëmshme. Organizata kryesore bamirëse që ofron mbështetje për pacientët me kancer dhe familjet e tyre, Macmillan, thekson se ekzistojnë disa simptoma të përgjithshme që mund të ndikojnë në mënyrën se si hamë.