Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të premten se një ndalim i diskutueshëm i TikTok mund të hyjë në fuqi këtë fundjavë, duke hedhur poshtë një apel nga pronarët e aplikacionit popullor që pretendonin se ndalimi shkelte Amendamentin e Parë.
Kompania mëmë kineze e TikTok ByteDance ka afat deri të dielën për të shitur platformën sipas legjislacionit federal të nënshkruar në ligj nga Presidenti Joe Biden pranverën e kaluar. Nëse kompania me bazë në Pekin dështon ta bëjë këtë, TikTok do të ndalohet në SHBA.
Sipas mediave të huaja, Gjykata e Lartë dha një opinion të panënshkruar dhe nuk pati asnjë kundërshtim të theksuar.
Vendimi, i cili pasoi paralajmërimet nga administrata Biden se aplikacioni përbënte një kërcënim “të rëndë” të sigurisë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën, do të lejojë që ndalimi të fillojë të dielën.
Por ka shumë pyetje të vazhdueshme rreth mënyrës sesi ndalimi do të funksiononte në praktikë, sepse nuk ka asnjë precedent që qeveria amerikane të bllokojë një platformë të madhe të mediave sociale. Dhe se si do ta zbatonte saktësisht qeveria këtë vendim, mbetet e paqartë.
“Kongresi ka përcaktuar se ndalimi është i nevojshëm për të adresuar shqetësimet e tij të sigurisë kombëtare të mbështetura mirë në lidhje me praktikat e mbledhjes së të dhënave të TikTok dhe marrëdhëniet me një kundërshtar të huaj”, shkroi gjykata.