Një gjykatë në Singapor i dha të drejtë një 97-vjeçari të martohet me partneren e tij, pas një beteje ligjore me djalin që kërkonte ta shpallte të paaftë mendërisht. Djali pretendonte se i ati vuante nga demenca dhe po manipulohej nga partnerja e tij afatgjatë. Megjithatë, provat mjekësore treguan se ai kishte vetëm rënie të lehtë të kujtesës, por ishte plotësisht i aftë të merrte vendime për jetën dhe pasurinë e tij.
Gjykata vlerësoi gjithashtu se marrëdhënia mes tyre zgjaste prej rreth 50 vitesh dhe nuk kishte prova për shfrytëzim financiar. Djali ka apeluar vendimin, ndaj martesa mund të vonohet. Nga romanca e ndërlikuar mes Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, te dramat e pafundme të Real Housewives apo historitë aristokratike të Bridgerton, martesa për interes ka qenë gjithmonë një temë që rikthehet vazhdimisht në kulturën pop.
Serialet dhe librat shpesh tregojnë familje dhe individë që kërkojnë ngritje shoqërore përmes lidhjeve me partnerë më të pasur, më të fuqishëm ose më me ndikim. Ky fenomen njihet si hipergami dhe sipas ekspertëve, nuk është aspak një shpikje moderne. Trajnerja e takimeve dhe prezantuesja e podkastit Dates & Mates, Damona Hoffman, thekson se martesa për dashuri është një koncept relativisht i ri në historinë njerëzore.