Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vangjush Dako kishte paditur për shpifje Lulzim Bashën për deklaratat, që është kapur në përgjim duke bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe se është nën hetim nga Krimet e Rënda. Para 5 muajsh Dako deklaronte se “Kishte vendosur ta çonte në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që duhej të përgjigjej para drejtësisë”.