Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin se perse pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të kërkesës për apelim, duke rihapur kështu dosjen e vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Gjyqtari Besnik Hoxha shprehet se i pandehuri nuk kishte marrë dijeni për gjykimin dhe nuk është vënë në dijeni të vendimit të dhënë ndaj tij në mungesë. Haxhia gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë në Turqi nën mbikqyrjen e autoriteteve, deri në momentin e ekstradimit të tij në Shqipëri.