Aktualitet

Vettingu, Adriatik Llalla nis letër nga Turqia

Përmes avokatit të tij, Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm këmbënguli nga Turqia se ndërprerja e Vettingut ndaj tij është vendimi i duhur përderisa ai u dorëhoq nga e drejta për të vijuar më tej si pjesë e drejtësisë. Por, Komisioneri Publik, këmbëngul në qëndrimin se Llalla vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për rrjedhojë Vettingu duhet të vazhdojë kontrollin e 3-fishtë ndaj tij.