Po zvarritet ende pa filluar gjyqi ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Gjykata e Tiranës do të marrë nesër vendim për pranimin ose jo të kërkesës për gjykimin e Elvis Rroshit. Ky institucion priti konfirmimin për zonën e Tiranës, ku e plotësoi formularin e dekriminalizimit Rroshi. Ndërkaq edhe avokati i tij mbrojtës kërkoi shtyrje të seancës për t’u njohur me aktet në tërësi. Ish kryebashkiaku i Kavajës rezultoi me disa masa sigurie, ndalime e dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.