Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha nuk justifikon pasurinë. Në këtë përfundim doli Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në seancën e sotme dëgjmore. Duket se Hoxha do të ketë fatin e kolegëve të shkarkuar Fatos Lulo e Altina Xhoxhaj, ndonëse duhet pritur vendimi i datës 10 Maj. Sipas KPK-së, gjyqtari ka një apartament 2+1, me sipërfaqe 112 metra katrorë në Tiranë, me vlerë 140 mijë e 450 euro. Ndërkaq, ka marrë kredi të butë si i pastrehë, në vlerë 5 milionë lekë. Nga përllogaritjet e KPK-së rezultoi se gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë. Nuk justifikohet një shumë prej 1 milionë e 700 mijë lekësh. Por, avokati i tij mendon ndryshe: Gjyqtari ka qenë bashkëpunues me KPK-në. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera monetare dhe dhurata. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash por ai i ka deklaruar pranë ILDKPI. Hoxha, nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtueses, në Shkodër ka shitur një banesë bashkë me orenditë. Përsa i përket borxhit të marrë, ende nuk është shlyer, bashkë me një kredi të marrë. Kredia e butë është marrë sipas një vendimi të qeverisë si një nga funksionarë e lartë, ishte i pastrehë, pasi vinte nga Shkodra. Kredia është marrë për të blerë banesën në Tiranë. Borxhi kunatit është marrë për apartamentin dhe është shlyer”. Ishte Julian Mërtiri, avokat i gjyqtarit të Kushtetueses, Fatmir Hoxha.