Björn Kuipers do të jetë holandezi i parë që gjykon finalen e Kampionatit Evropian, midis Anglisë dhe Italisë mbrëmjen e ditës së dielë në orën 21:00. 48-vjeçari, ka një pasuri që vlerësohet të jetë rreth 13.4 milionë euro.
Ai thuhet se i bëri paratë duke filluar zinxhirin e supermarketeve ‘Jumbo Kuipers’, i cili është një sponsor i shoferit të Formula 1, Max Verstappen. Holandezi filloi të gjykojë ndeshje ndërkombëtare në vitin 2006 dhe para kësaj finale ai gjykoi dy finale të Ligës së Evropës dhe një finale të Ligës së Kampionëve.
Björn Kuipers the ref today for #SWEENG studied business administration at University & besides refereeing he’s also the owner of a number of supermarkets (called Jumbo) and a hair studio in his hometown Oldenzaal.
Kuipers' wealth back in 2016 was estimated at a cool £11.5mill! pic.twitter.com/WxITPLGNiO
— Rate the Ref (@RateTheRef) July 7, 2018
48-vjeçari gjithashtu ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në Kampionatet Evropiane 2012 dhe 2016 dhe dy Kupat e fundit Botërore. Përveç ndihmësve të tij standardë, gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande dhe gjyqtari i VAR-it, gjermani Bastian Dankert.
Jamie Carragher beson se finalja e “Euro 2020” do të shkojë në kohë shtesë dhe penallti, me Anglinë që do ta mposht Italinë për herë të parë në një turne të madh dhe do të fitojë Kampionatin Evropian.
Ndërkaq, Fabio Capello beson se Gianlugi Donnarumma është portieri më i mirë në botë, por paralajmëron Italinë se Harry Kane është qendërsulmuesi i vetëm klasik në Evropë. Capello, një nga trajnerët më fitues të të gjitha kohërave dhe ish-trajner i Anglisë, e parapriu ndeshjen në një intervistë me ‘Il Corriere dello Sport’.