Jamie Carragher beson se finalja e “Euro 2020” do të shkojë në kohë shtesë dhe penallti, me Anglinë që do ta mposht Italinë për herë të parë në një turne të madh dhe do të fitojë Kampionatin Evropian. Finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë pritet të zhvillohet në Stadiumin Wembley të dielën nga ora 21:00.
Të dy kombëtaret duhej të luanin nga 120 minuta në gjysmëfinale në mënyrë që të rezervonin një vend në këtë lojë të madhe. Axurrët u shtynë deri në penallti kur barazuan me Spanjën 1-1 në kohë të rregullt, ndërsa Anglia mori fitoren 2-1 ndaj Danimarkës vetëm në vazhdime.
Duke marrë parasysh se këto janë mbrojtjet më të forta në të gjithë turneun, Anglia pranoi vetëm një herë dhe Italia tre, Carragher pret një çështje tjetër të zgjatur. Ai u shpreh për “Sky Sports UK” se:
Unë mendoj se do të jetë një lojë shumë e ngushtë. Mendoj se mund të shkojë në penallti dhe Anglia të dalë fituese. Ne kemi bërë shumë punë, prandaj le të mos e lëmë atë të shkojë dëm! Nuk mendoj se do të ketë shumë gola në ndeshje. Italia është shumë e fortë në mbrojtje, po kështu edhe Anglia. Unë mendoj se do të jetë 1-1 dhe pastaj do të shkojë në penallti. Mendoj se është finale e duhur. Mendoj se ato kanë qenë dy skuadrat më mbresëlënëse në këtë garë.
Jamie Carragher makes prediction for Euro 2020 final as England face Italyhttps://t.co/Clet6e1sPE pic.twitter.com/T3WgfvRsnI
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 8, 2021
Rikujtojmë, se Anglia nuk e ka mposhtur kurrë Italinë në një turne të madh, duke humbur të katër përpjekjet, përfshirë penalltitë në Euro 2012. Për të parën herë pas 55 vjetësh, Anglia e gjen veten në finalen e një Europiani. “Tre Luanët” fituan me rezultatin 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinalen e Wembly.
Kampionati Europian ka qenë qendra e shumë diskutimeve gjatë këtij muaji. Ai përmbyllet me ndeshjen e finales, por me siguri të shumtë janë ata që diskutojnë ende lojën e fortë mes Anglisë dhe Danimarkës si dhe rezultatin e saj. Humbja e Danimarkës sigurisht që u diskutua shumë dhe të gjithë tifozët u zhgënjyen.