Aktualitet

Gjyqtarja Marçela Shehu justifikon pasurinë

Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu justifikon pasurinë. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konstatoi se Shehu nuk ka bërë shkelje e fshehje të pasurisë. Gjyqtarja, e cila kandidon për në Këshillin e Lartë Gjyqësor rezulton me një apartament, një makinë dhe depozitë kursimi. Në seancën e sotme, Shehu u shpreh dakord me të gjitha konstatimet, ndërsa kërkoi të vijonte detyrën. Vendimi i KPK-së jepet më 4 Qershor.