Showbiz

“Global Awards”, Dua Lipa shpallet këngëtarja më e mirë britanike

Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj falë albumit të ri “Future Nostalgia” që do të dalë në shitje më 10 mars.

Së fundmi artistja me origjinë shqiptare është shpallur këngëtarja më e mirë britanike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Global Awards” e zhvilluar ditën e kaluar në Londër.

Dua ka pozuar me trofeun e saj në disa foto të cilat më pas i ka postuar në Instagram e lumtur për këtë çmim. “Faleminderit të gjithë fansave dhe dëgjuesve dhe secilit në Global që ka votuar dhe ka mbështetur muzikën time! Faleminderit për çmimin“ -shkroi ai në përshkrimin e fotos.