Sport

Goditje për Asllanin! Interi nuk e llogarit më në projektin e ri

Sipas mediave italiane, strategjia e Interit në merkaton hyrëse varet edhe nga largimet, pasi drejtuesit synojnë të sigurojnë të ardhura nga shitja e disa lojtarëve që nuk konsiderohen pjesë e projektit teknik.

Mes emrave që pritet të largohen janë Kristjan Asllani dhe Benjamin Pavard. Për të dy futbollistët, agjenti Federico Pastorello zhvilloi një takim në selinë e Interit, ku mori detyrën për të gjetur oferta konkrete për transferimin e tyre.

Interi i vlerëson si Asllanin ashtu edhe Pavardin me një shumë që varion nga 12 deri në 15 milionë euro. Sipas raportimeve, pistat më konkrete për momentin vijnë nga jashtë Italisë, ndërsa interesi nga klubet e Arabisë Saudite po shihet si një mundësi gjithnjë e më reale.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Kristjan Asllanin, ndërsa java në vijim pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.