Sport

Goli më i shpejtë i shënuar në historinë e një Europiani…

Ishte një festë e gjatë ajo e Italisë që u shpall Kampione e Europës në futboll pasi mundi me penallti Anglinë në Wembley të Londrës. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta, heroi ishte Donnarumma, i cili priti tre penallti, duke ngjitur Italinë në majën e Europës.

Anglia bëri një fillim ëndërrues të finales së parë të tyre në Kampionatin Evropian ndërsa Luke Shaw bëri që Wembley të brohoriste nga festimet, sidomos nga tifozët e “Tre Luanëve”. Aksioni i mbrojtësit të majtë të Manchester United ishte 1 minutë e 57 sekonda.

Kaq pak iu deshën Luke-s të qëllonte në portën e Gianluigi Donnarumma dhe ky është një rekord në finale të Kampionateve Evropiane. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë që një gol të shënohet kaq shpejt në turneun më të madh për kombëtare në Kontinentin e Vjetër. Rikujtojmë, se sfida u ndoq nga 65 mijë tifozë të pranishëm në stadium dhe miliona të tjerë nëpërmjet ekranit.