Bota

Grabitet kamioni me 20 ton çokollatë

Grabitet një kamion me rreth 20 ton çokollatë, me vlerë 50 mijë euro. Mjeti i rëndë po udhëtonte drejt Belgjikës, por pa arritur në destinacion. Referuar burimeve policore, mediat austriake bëjnë të ditur se autori i grabitjes paraqiti dokumenta identiteti e qarkullimi të rreme. Dhe rasti nuk duket të jetë i izoluar. Autoritetet në Austri thonë se vitet e fundit janë shtuar rastet e kamionëve që nuk shkojnë në destinacion, madje dhe me ngarkesa çokollate.