Partia Demokratike reagoi pas vjedhjes së materialeve të Prokurorisë së Durrësit, pas sulmit të një korrieri pranë Zyrës Qëndrore të Postës, në këtë qytet. Deputeti Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, e konsideroi grabitjen si një nga aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar. Alibeaj tha se grabitja e materialeve eshte deshtimi i qeverisë perballë krimit. Ndërkaq ai the se: “Akt i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka ndodhur të grabiten dokumentet shtetërorë as ditën as natën. Kjo është dëshmia më e rëndë e bashkëpunimit të krimit me shtetin. Bashkëpunimi i krimit me shtetin ka arritur në nivele të tilla, sa krimi di jo vetëm përmbajtjen e dokumenteve sekretë, pro edhe vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen në postieri. I bëjmë thirrje prokurorisë të informojnë menjëherë publikun çfarë përmbante posta sekrete, cili ishte dërguesi, dhe kush ishte marrësi. Të thuhet a ka lidhje posta sekrete e grabitur me Vangjush Dakon? A ka lidhje me hetimin e rastit të trafikut të drogës nga Durrësi?”, u shpreh deputeti demokrat.