Aktualitet

Gramsh, krim në familje, burri mbyt gruan

Krim në familje në Gramsh, një burrë mbyti gruan e tij 32-vjeçe, për motive ende të paqarta. Për vrasjen e bashkëshortes, policia arrestoi autorin e dyshuar, 35-vjeç, banues në fshatin Grekan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.