Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së Sindikatava të Pavarura në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet të mërkurën e 30 majit. Gjatë datës 30 maj pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamioneve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë nga ora 7 e mëngjesit të së mërkurës deri në 7 të së enjtes. Sindikatat thonë se protesta është e vetmja rrugë që qeveria Tsipras të zbusë reformat ekonomike.