Në parlamentin grek u depozitua një amendament për uljen e tarifave të lejeve të qëndrimit. Amendamenti, që pritet të votohet javën e ardhshme, redukton në mënyrë të ndjeshme tarifat për një sërë lejesh si leja e rezidentit afatgjatë, leja unike, karta blu, leje qëndrimi për bashkim familjar, për studime, dhe për kërkime. Lejet europiane do të unifikohen dhe pagesa do të jetë 150 euro për çfarëdo lloj leje dhe pavarësisht afatit.