Një 40 vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia greke në Kalpaki, Janinë. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohej si personi i transportit të një sasie kanabisi prej 566 kg, nga Shqipëria në Itali, vepër kjo e kryer në vitin 2012. Shqiptari i ndaluar nuk kishte as dokumenta ligjore për qëndrimin e tij në Greqi.