Rajoni

Greqi, sekuestrohen 31 kg marijuanë, në pranga një shqiptar dhe një grek

Policia greke sekuestroi në Kostur rreth 31 kg marijuana brenda një fuoristrade që vinte nga kufiri me Shqipërinë. Brenda makinës u gjetën 2 çanta që përmbanin rreth 31 kg marijuanë. Në pranga u vu drejtuesi i mjetit, shtetas grek rreth 50-vjec. Operacioni vijoi edhe në Imathia ku u arrestua pritësi i drogës, një shtetas shqiptar rreth 52-vjec. Gjithashtu u sekuestruan edhe 4 celularë e 4 karta SIM.