Një zjarr i madh ra sot në Pylos, komunë turistike në rajonin e Peloponezit në Greqi. 25 mjete zjarrfikëse, 10 automjete, katër aeroplanë dhe një helikopter ndodhen aktualisht në luftë me flakët e zjarrit që vijon të jetë aktiv. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Mësohet se zjarri ishte vendosur qëllimisht për të djegur barin e thatë që më vonë u përhap në një zonë të pyllëzuar.