Epo në ditët e sotme me teknologjinë kaq të zhvilluar duhet të tregohet kujdes i madh me atë që postojmë ose për ndryshe mund të kemi telashe. Kur bëhet fjalë për telashe, Emma Jones i njeh mirë ato. Një shitëse e eBay-it postoi aksidentalisht një selfie topless së bashku me listën e produkteve të saj.
Emma Jones, fillimisht ishte në mëdyshje kur u bombardua me qindra kërkesa të reja për miqësi në Facebook dhe Instagram, me disa mesazhe që bënin pyetje shumë të guximshme. Megjithatë, shpejt e kuptoi se çfarë kishte ndodhur pasi ajo kontrolloi ankandin e saj në internet Ninja Foodi Max.
Shitësja e dëshpëruar e dyqanit mbeti e tronditur nga paniku pasi kuptoi se kishte ngarkuar gabimisht një foto topless të vetes duke qëndruar përpara një pasqyre të plotë. Listimi, i cili përshkruan produktin e kuzhinës si të përdorur më parë dhe me disa shenja konsumimi, arriti më shumë se 117,000 shikime, me një ofertë maksimale që i kalonte 1,000 paund në 24 orë.
Emma beson se fotoja nudo është bërë një ditë përpara se ajo të bënte foto përpara një diete dhe ajo beson se e klikoi aksidentalisht teksa lëvizte për imazhe. Edhe pse tani po përpiqet të shohë anën qesharake, Emma tani është shumë e frikësuar për të rilistuar artikullin, i cili shitet për 229 paund në faqen zyrtare të Ninja Kitchen, dhe mendon se në vend të kësaj ajo thjesht do t’ia dhurojë një miku.