Politikë

Grupi i PS, Rama-deputetëve: Lërini punësimet me mesazhe, bëni kujdes me qytetarët

Edi Rama ishte sot i ashpër me deputetët socialistë. Burime nga mbledhja e grupit kuvendor, bëjnë të ditur se Rama iu tha deputetëve të shpërndahen në zona, sa më pranë qytetarëve. “Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre?. Bëni kujdes me qytetarët. Mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me mesazhe”, citohet të jetë shprehur Rama. Kryeministri foli dhe për  zgjedhjet në administratë, për të cilat theksoi se duhet të bëhen përmes konkurseve.