Aktualitet

Tërmeti, Guvernatori Sejko: FMN i jep Shqipërisë 87 mln euro!

Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ishte pjesë e emisionit “Top Talk’ ditën e sotme për të folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi jonë. Në këtë lidhje direkte guvernatori shpreh ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë e ndodhur së fundmi. Ai shprehet se është akoma herët që të japin një vlerësim të dëmeve dhe të merren masa për planin e rindërtimit, por shton se janë marrë masa paraprake emergjent. Bankat kanë hequr komisionet për të lehtësuar procedurat e përshpejtimit të transfertave bankare për donacionet që do të jepen për të prekurit nga tërmeti. Guvernatori ka bërë me dije se Fondi Monetar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.