Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ndërmarë disa masa përballë lëkundjes së fortë të tregut të këmbimit valutor. Ndërkaq Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se: “Kursi i këmbimit në Shqipëri është i lirë që varet nga kërkesa dhe oferta. Ka pasur një rritje të sasisë së euros, e cila ka qenë konstante që prej vitit 2015, e cila ka ardhur si një rritje e pritshmërisë së agjentëve. Kjo ka shtyrë kursin e këmbimit për të pasur një mbiçmim. Kjo ka dalë jashtë parametrave normal dhe na ka detyruar të ndërmarrim operacione për të ndërhyrë në treg. Do të blejmë valutë për të shmangur rënien e euros. Banka e Shqipërisë ka kritere për ndërhyrje, ne nuk kemi ndërhyrë për efekt të kursit të këmbimit, por për ta parandaluar përshpejtimin e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori Sejko. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit duke e çuar në 1%. Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë në tregun valutor.