Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, doli sot në një deklaratë për shtyp, ku deklaroi se gjatë tremujorit të parë të vitit ekonomia u rrit me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm. Ndërkaq ai tha se: Nga këndvështrimi sektorial, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e sektorit industrial, dhe në veçanti nga rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate rritja ekonomike është ndihmuar nga zgjerimi i konsumit privat, i investimeve totale dhe i eksportit të mallrave e shërbimeve, por ajo është frenuar nga rritja e importeve”, deklaroi Sejko.