Hailee Steinfeld dhe Josh Allen bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift i fejuar në tapetin e kuq të ngjarjes NFL Honors, që u mbajt në New Orleans.
Aktorja dhe ylli i Buffalo Bills shkëmbyen një puthje të ngrohtë para kamerave, ndërsa Steinfeld mbante me krenari unazën e saj të fejesës, vlerësuar në rreth 500 mijë dollarë.
Ky çift, i cili njoftoi fejesën tre muaj më parë, ka tërhequr shumë vëmendje dhe konsiderohet si një nga çiftet më të njohura dhe të komentuar të momentit në botën e sportit, duke rivalizuar lidhjen e Travis Kelce dhe Taylor Swift.
Steinfeld shfaqej e mrekullueshme në një fustan elegant të zi, pa mëngë, dhe një gjerdan diamanti që i shtonte shkëlqim pamjes së saj, ndërsa Allen ishte i veshur me një kostum klasik të zi.
Mbrëmja ishte e veçantë për sportistin, pasi ai ishte një nga pesë finalistët për çmimin më të lartë të NFL-së, çmimin MVP.
Çifti u pa për herë të parë bashkë në maj të vitit 2023, pas përfundimit të lidhjes së Allen me ish-të dashurën e tij, Brittany Williams. Që atëherë, ata kanë qenë të kujdesshëm për të mbajtur jetën e tyre personale larg mediave, megjithatë kanë udhëtuar së bashku në destinacione të njohura si Parisi dhe Meksika.
Në një intervistë të fundit, Allen ka treguar emocionet e tij gjatë propozimit, duke thënë:
Isha shumë nervoz. Kisha menduar gjithë ditën për sa e veçantë do të ishte kjo për ne
Me një unazë të re dhe një lidhje që po forcohet, duket se ky sezon do të mbetet një nga momentet më të paharrueshme për çiftin e ri të Hollywood-it dhe NFL-së.