Spekulimet rreth martesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce po bëhen gjithnjë e më të forta, ndërsa raportet e fundit pretendojnë se çifti ka vendosur të përdorë masa të jashtëzakonshme sigurie për të mbajtur sekret detajet e ceremonisë së tyre.
Sipas mediave amerikane, të ftuarit pritet të marrin kode speciale dhe udhëzime të kufizuara, ndërsa vendndodhja e saktë e ceremonisë ende mbetet një mister. Disa raportime sugjerojnë se të ftuarit do të marrin vetëm një mesazh me udhëzimin për t’u paraqitur në Madison Square Garden më 3 korrik, pa marrë informacione të tjera paraprake.
Burime të cituara nga mediat ndërkombëtare kanë deklaruar se ceremonia zyrtare mund të jetë shumë më private sesa është raportuar deri tani.
Dasma zyrtare e Taylor nuk do të ketë 1,000 të ftuar. Është planifikuar një ceremoni private dhe shumë e sigurt për familjen dhe miqtë më të afërt
-ka thënë një burim.

I njëjti burim shtoi:
Të ftuarit e festës më të madhe janë inkurajuar të bëjnë donacione për bamirësi në vend të dhuratave, ndërsa ceremonia e vërtetë do të jetë një mbledhje e vogël dhe intime.
Një tjetër person i afërt me organizimin ka deklaruar:
Kodet QR do t’u dërgohen të ftuarve. Udhëzimi i vetëm që do të marrin është të paraqiten në Madison Square Garden më 3 korrik. Shumë prej tyre besojnë se kjo mund të jetë vetëm një pikë kontrolli sigurie përpara se të dërgohen diku tjetër.
Ndërkohë, raportime të tjera vazhdojnë të pretendojnë se Madison Square Garden mund të presë një festë të madhe me mbi 1,000 të ftuar, ndërsa ceremonia kryesore mund të zhvillohet në një ambient shumë më privat.
Së fundmi, Taylor ka shtuar edhe më shumë dyshimet pas paraqitjes surprizë në një aktivitet të organizuar nga Travis Kelce, ku interpretoi këngën “Love Story” dhe tërhoqi vëmendjen e fansave duke treguar unazën e saj të fejesës gjatë performancës.
Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën apo vendin e dasmës, interesi i publikut vazhdon të rritet, ndërsa fansat po presin me padurim të zbulojnë nëse një nga dasmat më të përfolura të viteve të fundit do të zhvillohet vërtet në Nju Jork apo në një vend krejtësisht të fshehtë.