Modelja e famshme Gigi Hadid ka rënë pre e hakerave në rrjetin social Twitter dhe kjo gjë ka mërzitur shumë fansat e saj.
Ditën e djeshme një lum postimesh raciste për njerëzit me ngjyrë dhe emigrantët kanë vërshuar në Twitterin e saj madje edhe një ku thuhej se ajo do të votonte për Donald Trump.
Modelja ka reaguar nëpërmjet Instagram-it ku ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se profili i saj është vjedhur dhe nuk është ajo që po bën këto postime të tmerrshme.
Pas disa orësh llogaria e saj u rikuperua pa asnjë tjetër dëm.