Aktualitet

Haluci: Institucioni që drejtoj është jashtë çdo lloji parametri sigurie

Arratistja e sotme rikthen në vëmendje shqetësimin për masat e sigurisë. Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skendër Haluci iu tha mediave se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të merren masa. Sipas tij, kërkesa më e fundit daton një ditë më parë. Haluci deklaroi se institucioni që drejton është jashtë çdo lloji parametri sigurie. Një tjetër kërkesë e tij lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve. Ndërkaq, vuri në dukje se për transportin në qytete të tjera, si në rastin kur delegohen në Sarandë, nuk ka automjete. “Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave, duke pasur në gjykim çështje të rënda penale”, – theksoi Haluci.