Aktualitet

Hapet sezoni turistik në Orikum, Xhafaj: Fokusi, rendi dhe siguria!

Orikumi çeli zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2018. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se fokusi gjatë sezonit turistik do të jetë në forcimin e rendit dhe sigurisë. Xhafaj u ndal në disa pika kyçe ku do të përqëndrohet vëmendja e strukturave të policisë. Ndërkaq ai tha se: “Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira. Nuk zgjidhet gjithçka me policisë, por secili duhet të bëjë detyrat e tij. Ne do të ofrojmë më shumë rend dhe siguri për të gjithë pushuesit në këtë sezon”, tha Xhafaj.