Rajoni

Haradinaj: Evropa nuk mund të jetë kurrë e lirë nëse shqiptarët nuk janë të lirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se Bashkimi Europian duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të liberalizojë vizat për Kosovën. Në 20 vjetorin e përkujtimit të dëshmorëve në luftën e Kosovës, Haradinaj tha se Evropa nuk mund të jetë kurrë e lirë nëse populli më i vjetër në kontinent, shqiptarët nuk janë të lirë. Ai përsëriti kërkesën publike drejtuar Brukselit, për liri lëvizje për qytetarët e Kosovës, dhe status të barabartë me popujt e tjetër europianë.