Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë ku mori pjesë në “Aqaba Meeting”, konferenca e liderëve për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa pati edhe një takim me Presidentin Ilir Meta. Meta bisedoi me Haradinajn, për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai inkurajon vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.