Rajoni

Haradinaj urdhër ministrave: Do të më njoftoni për çdo vizitë jashtë vendit!

Kryeministri i Kosovës u dha urdhër të prerë ministrave të kabinetit të tij që të informojnë për çdo lëvizje të tyre. Ky fakt u bë i ditur sot gjatë mbledhjes së qeverisë, në të cilën u morën një sërë vendimesh. Haradinaj urdhëroi qeveritarët që të bëjnë publike edhe axhendat e tyre të udhëtimeve jashtë vendit. “Çdo vizitë që bëhet me paratë e popullit, duhet të bëhet publike, tha Haradinaj.