Në muajin nëntor, këngëtari i famshëm Harry Styles zbuloi se është duke punuar për albumin e tij të dytë solo që do të publikohet shumë shpejt.
Ish-pjesëtari i grupit “One Direction” pranoi që të bënte publike disa momente nga prapaskenat e klipit të tij më të ri për të cilin ka vendosur që momentalisht ta mbajë sekret.
25-vjeçari është fotografuar ditën e kaluar në bregdetin e Scotland teksa po ndryshonte veshjet gjatë xhirimeve. Klipi i projektit muzikor më të ri të tij është frymëzuar nga vitet ’70 dhe kjo duket e qartë nga veshjet e këngëtarit.
Albumi i parë muzikor solo i artistit pati një sukses të jashtëzakoshëm duke rrëmbyer edhe një sërë çmimesh në “MTV”. Ky album mbante emrin e vetë këngëtarit ndërsa sa i përket albumit të dytë, Harry është treguar i rezervuar duke mos pranuar të ndajë detaje.