Vazhdojnë ende operacionet në Turqi për ndalimin e personave të lidhur me klerikun fetar, Fethullah Gulen. Këtë herë bëhet fjalë për 331 ushtarë, të cilët fajësohen për orkestrim të grushtit të dështuar të shtetit dy vjet më parë. Mediat turke shkruajnë se operacionet janë duke u zhvilluar në dhjetëra provinca në të gjithë Turqinë. Pas grushtit të dështuar të shtetit rreth 160.000 persona janë ndaluar pasi akuzohen për lidhje me klerikun Fetullah Gylen.