Gjurmë gjaku janë gjetur në shtëpinë e Nancy Guthrie, nënës së 84-vjeçares së prezantueses të “Today Show”, Savannah Guthrie, pas zhdukjes së saj të mistershme. Nancy u raportua e zhdukur në shtëpinë e saj në Tucson, Arizonë të SHBA-së. Burime për revistën PEOPLE bëjnë të ditur se në pragun e shtëpisë dhe përreth saj janë vërejtur pika gjaku, si dhe mbetje të një kamerë të hequr nga dera e përparme. Autoritetet kanë rrethuar shtëpinë si një vend krimi për shkak të kushteve shumë shqetësuese që janë gjetur atje.
Shefi i Policisë së qarkut, Chris Nanos, tha gjatë një konference për media se autoritetet besojnë se Nancy është marrë kundër dëshirës së saj, por nuk ka të dyshuar ende. Ai gjithashtu theksoi se nuk dihet nëse është përfshirë një individ apo më shumë. Nancy u pa për herë të fundit rreth orës 21:30 të së shtunës në zonën e East Skyline Drive dhe North Campbell Avenue në Catalina Foothills dhe familja e saj e raportoi zhdukjen të dielën në mesditë.
Autoritetet njoftuan më parë në një konferencë për shtyp se në shtëpinë e Nancy-t u gjetën “prova të ADN-së biologjike”, por nuk specifikuan natyrën e tyre. Sipas Nanos, Nancy nuk ka probleme mendore, është shumë vigjilente dhe e vetdijëshme, por shëndeti i saj fizik nuk është i mirë dhe kërkon medikamente të përditshme, mungesa e të cilave mund të jetë e rrezikshme për jetën e saj. Policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrimet e targave të makinave. “Ne e dimë që ajo nuk është se thjesht ka dalë nga shtëpia,” tha Nanos.