Shefi i Grupit Kuvendor të Lidhjes Demokratike Kosovës, Avdullah Hoti, tha se “ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat duhet ta dinë se do të përballen me refuzimin popullor”. Hoti tha se “Çdo marrëveshje me Serbinë që cënon nacionalitetin dhe funksionalitetin e Republikës, duke bërë ri-rregullime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme”. Përfaqësues të LDK-së, janë shprehur kundër që Presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun me Serbinë në Bruksel.