Aktualitet

Humbi në det, shpëtohet 60-vjeçari në Durrës

Policia Kufitare në Durrës shpëtoi një person, i cili rrezikonte mbytjen pas 24 orëve në det ku doli me varkë. Shtetasi Lulzim Hajdaraj humbi orientimin dhe si pasojë e errësirës, u largua nga bregu. Pas sinjalit të rrezikut të dhënë nga një anije, Kapiteneria e Portit dhe Policia Kufitare dërguan forca. 60-vjeçari u gjet dhe u nxorr në breg, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.