Politikë

Humbi Shkodrën, Bardh Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë

Pasi humbi Shkodrën, ka ardhur edhe reagimi i Bardh Spahisë. Me anë të një postimi të shkurtër, ai hedh akuza në drejtim të kundërshtarit të tij.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan Spahia.

Bashkia e Shkodrës është qeverisur nga demokratët që nga rënia e komunizmit, ndërsa socialistët e morën bashkinë në vitin 2019, kur nuk pati kundërshtar nga ana tjetër, pasi opozita bojkoti zgjedhjet. Megjithatë, qeverisja socialiste në Shkodër zgjati shumë pak për shkak se kandidati i PS, Valdrin Pjetri, rezultoi i dënuar për trafik droge në të shkuarën, pak para se të mund të betohej për të marrë postin e kryebashkiakut, post që i mbeti kryebashkiakes së mëparshme demokrates Voltana Ademi.